Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
horoskopi vjetor
Horoskopi Vjetor 2007-2008                    
DASHI
Shëndeti
Rikrijimi dhe ana shoqërore nuk mund të duket i lidhur qartë me shëndetin dhe fitnesin, por ato ju sigurojnë një çelës për mënyrën se si të keni një jetë të balancuar mirë në vitin 2007. Nëse ju jeni aktiv, atëherë do të jetë më mirë për ju, për këtë do të duhet të bini dakord me streset e paevitueshme të jetës dhe sforcimet. Viti 2007 do të jetë shumë më mirë në krahasim me një vit më parë. Jupiteri nuk është më kundër shenjës tuaj dhe Saturni formon një trekëndësh të bukur për ju. Do të ketë një rritje në aspektin e formës suaj psikofizike dhe në mënyrën se si do të paraqiteni. Prilli do t’ju gjejë në një formë të shkëlqyer. Do të ketë disa probleme pas mesit të korrikut, ku Mërkuri dhe Venusi në kuadratin e shenjës suaj do t’ju heqin vëmendjen nga forma juaj fizike. Do të riktheheni përsëri në një pozicion të favorshëm për paraqitjen tuaj në fund të nëntorit, kur Jupiteri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Atëherë, do të mund të merrni përsipër një aktivitet fizik, që do t’ju bëjë akoma më të pëlqyeshëm!
Paratë
Ndikimi i mirë i Jupiterit dhe Saturnit do ta bëjë vitin 2007 shumë më me fat për ju në fushën financiare, në krahasim me vitin 2006. Periudha më e mirë për të ndërmarrë iniciativa ekonomike, ose për të bërë zgjedhje të rëndësishme do të jetë 15-ditëshi i parë i majit, kur Dielli dhe Mërkuri do të jenë të bashkuar në shtëpinë e parave për ju. Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, përveç parave që do të mund të fitoni falë favorizimit të pozicioneve astrologjike, do të mund të merrni edhe një shumë plus të dhuruara nga një prind, apo i afërm i juaji, që do të jetë diçka e papritur! Edhe pjesa kryesore e dhjetorit do të jetë me fat, falë trekëndëshit që formohet me Diellin dhe Mërkurin! Pra, ky vit kurorëzohet me fat në aspektin financiar. Ndërsa ju reflektoni për ndryshimet që viti 2007 ka sjellë në sferën financiare, do të shikoni strukturën e thellë që keni humbur, ndërkohë që e kishit gjatë gjithë kohës rreth jush. Ende do të prireni për t’u ngjitur më lart, edhe pse duket sikur keni mbetur në vend. Në fund, do të keni gjetur stabilitetin e nevojshëm për një rritje të vërtetë.
Karriera
Fuqia juaj, energjia e pashtershme që zotëroni në përgjithësi do të thotë se nuk do t’ju mbajë vendi për të ecur përpara. Ambicia e gjallë mund t’ju çojë shumë larg. Prisni një periudhë dymujore të një rritjeje personale dhe një ndjenjë të thellë vetëkënaqësie. Pas gjithë kësaj do të gjeni territore të reja të konsiderueshme për të eksploruar në pranverë. Eklipsi hënor vetëm pak para ideve të Marsit do të sjellë ndryshime të mprehta në misionin tuaj qendror. Nëse ritmi juaj do të jetë i drejtë dhe rrethanat do t’ju favorizojnë, mund të jetë një kohë rritjeje eksplozive. Konkurrentët tuaj nuk mund të kenë shumë rezistencë shansi, kjo do të ndodhë vetëm në rast se do ta lini veten të hutoheni më së koti nga volumi absolut i mundësive që do t’ju jepen dhe që duhet t’i kapni që në ajër, të fokusoheni në to. Fundi i verës do t’ju sjellë një eklips më të fortë dhe një kohë më të qetë e më të ngadaltë. Drejt fundit të vitit mund të ndieni dëshirën për të shkuar përpara drejt së nesërmes. Mundohuni të drejtoni energjinë tuaj.
Dashuria
Prej disa kohësh, edhe momentalisht, dashuria juaj duket sikur ka mbetur në një pikë. Ajo nuk ka qenë e plogësht, ju mund të gjeni të njëjtën kënaqësi nëse “vraponi në një ritëm të ngadaltë, apo të shpejtë në një terren të vështirë”, por gjithsesi ndjeheni nervoz. Në fillim të vitit do të ndjeni se ju ka ardhur një mundësi për të thelluar një marrëdhënie miqësore, apo t’i kushtoni vëmendje një marrëdhënieje, të cilën e keni filluar si një dhuratë që ju takon. Kini kujdes nga iluzionet që mund t’i krijohen partnerit tuaj për idenë se kjo lidhje mund të jetë në një nivel më të thellë. Nga janari në mars jepini vetes kohë të krijoni mundësi për të lehtësuar këtë ndryshim ngacmues. Fundjava të drejtuara në një destinacion të pazakontë, si një i ngrohtë pranvere, apo një park argëtimi i çuditshëm, do t’ju ndihmojë të fokusoheni në shpresat e njëri-tjetrit, megjithëse do të jetë shumë e sikletshme, apo e çuditshme. Rreth mesit të marsit, aftësia juaj për t’u përqendruar mbi anën sentimentale të jetës do të dobësohet në njëfarë mënyrë

DEMI

Shëndeti
Viti i Ri do t’ju gjejë në një formë të shkëlqyer, sepse do të keni pozicion të mirë astrologjik. Do të mund të lëvizni në disa “sektorë” astrologjikë, që do t’ju bëjnë të dukeni tërheqës e të shëndetshëm. Mos ekzagjeroni me sforcimet fizike, përndryshe që në muajin shkurt do të mund të keni një problem me këmbët dhe kaviljet, meqë Dielli dhe Mërkuri prekin ujorin. Në pranverë, sidoqoftë, do të ketë një rritje energjie që do të arrijë kulmin në mes të majit, një kohë ku do të mund të përballoni çdo sfidë. Qetësi deri në shtator, kur do të keni durimin e duhur për të filluar një aktivitet të ri fizik, që do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë me veten. Kini kujdes në 15-ditëshin e parë të nëntorit, ku shumë planetë në shenjën e akrepit mund t’ju krijojnë ndonjë problem. Gjithsesi ato do të zhduken në fund të vitit, kur Jupiteri të jetë më i favorshëm. Familja do t’ju ndihmojë në kapërcimin e çrregullimeve emocionale.
Paratë
Në pjesën e fillimit dhe në atë qendrore të vitit 2007, nuk është koha e duhur për të pasur ide shumë entuziaste për investimin e financave tuaja, apo shtimin e tyre. Vetëm nëse është një njeri shumë i besuar dhe një ekspert që mund të japë këshilla. Do të jetë më mirë që të kufizoheni. Momentet më me fat për ju në fushën financiare do të jenë në fund të majit e në fillim të qershorit, kur Dielli dhe Mërkuri do t’ju ofrojnë ide të mira për të fituar ekstra. Kini kujdes nga shpenzimet e tepërta gjatë verës apo festave! Për fat të mirë pjesa e fundit e vitit, falë pozicionit të mirë të Jupiterit do t’ju shohë përsëri më të kthjellët përsa i përket administrimit të parave! Shumat dhe buxhetet do të jenë në axhendën tuaj në dy muajt e fundit të 2007-s dhe ju mund të veproni me finesë në marrëdhëniet tuaja me partnerët dhe shokët me qëllim për të ecur përpara. Sapo kjo të vendoset, për disa kohë ju do të jeni “i artë”.
Karriera
Muajt e parë të vitit do të shikoni qartësisht një ndryshim për të ardhmen. Mund të mos jetë një vend i ri pune, edhe pse do të kënaqeni me një zhvendosje, por thjesht një udhëtim i zgjatur pune në një pjesë të botës që ju nuk e keni parë kurrë. Nëse nuk keni pasur ndonjëherë rastin të ndjeheni shumë i pavarur, tani është momenti i përshtatshëm për të filluar. Thjeshtësia do të jetë e rëndësishme në të gjitha orvatjet tuaja. Nëse jeni të sigurt se jeni në përputhje me punën, apo profesionin tuaj, kjo ndjesi do të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, dhe për më tepër do të gjeni frymëzimin për të çuar karrierën tuaj në një nivel tjetër. Nëse keni dyshime serioze, mendime, atëherë ato do të zmadhohen, sidomos në mes të marsit, kur Hëna do të bëjë që ndjenjat tuaja të shfaqen të papërmbajtura.
Dashuria
Do të zbuloni disa gjëra për veten që nuk i keni konsideruar kurrë më parë. Por mbase më e mira, ju do të zbuloni dimensione të reja të shoqërive tuaja dhe marrëdhëniet me një njeri special. Nëse në udhën tuaj të aventurave lini një njeri të dashur pas, mendimet tuaja do të kthehen vazhdimisht në gjestet e vogla, që do ta bëjnë marrëdhënien tuaj ndryshe ato që keni pasur më parë. Do të kuptoni se do t’ju mungojë mënyra se si njeriu i dashur i juaji kryen çdo veprim, që nga më i vogli, kthimin e faqes së gazetës, apo mënyrën si ju jep dorën e komunikon për atë që të dy po mendoni. Nëse mund të merrni një njeri të dashur me vete në udhëtim, do të bini në dashuri me këto gjeste përsëri dhe do të pëshpërisni fraza pasioni drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. Nëse jeni singëll nuk do të jeni i aftë të fshiheni në vetminë tuaj për shumë kohë. Nga marsi në shtator, mundësi romantike do të fluturojnë në orbitën tuaj.

BINJAKET

Shëndeti
Ky vit mund të ketë një ngërç të vogël përsa i përket aktivitetit tuaj fizik. Megjithatë, po të keni kujdes veten, mund të ktheheni menjëherë në një formë të mirë dhe të jeni shumë joshës. Në fund të shkurtit e në fillim të marsit, mund të keni një problem më të madh me shëndetin, për shkak të Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Peshqve. Kujdes të zgjidhni mjetet dhe mundësitë e duhura për t’u kujdesur për veten! Në verë do të jeni në formën tuaj më të mirë dhe do të ketë njerëz, që do t’ju bëjnë komplimente për look-un tuaj. Në kthim të pushimeve verore, mos e ekzagjeroni me sportet që kanë të bëjnë me duart, si tenisi. Planetet mund t’ju shkaktojnë ndonjë problem. Vjeshta dhe dimri do t’ju shohin në një formë të plotë, me përjashtim të ndonjë problemi venash, në mes të dhjetorit për njerëzit e moshuar që i përkasin kësaj shenjë.
Paratë
Nëse këtë vit do të keni për qëllim të shpenzoni, apo të bëni investime të rëndësishme, si marrja e një shtëpie, mos humbisni shumë kohë! Në fillim të muajit mars, prania e Marsit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë më aktiv, duke ju nxitur të zgjidhni më së miri. Momente shumë delikate të punës suaj do të verifikohen në mes të korrikut, kur Dielli dhe Mërkuri do të jenë të pranishëm në shtëpinë e parave tuaja. Ma avancimin e vjeshtës, prania e Jupiterit nuk do t’ju favorizojë, sepse do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe do të bëjë që të shpenzoni më kot! Fillimisht merrni kohë në janar dhe shkurt për t’u angazhuar në çështje serioze biznesi e finance. Ju keni nevojë që të siguroni një pikë të qëndrueshme në çdo buxhet dhe vlerë, që janë nën kontrollin tuaj. Konsideroni me kujdes investimet, por mos thoni jo vetëm se po prisni një mundësi më të mirë.
Karriera
Ju mund të keni një reputacion në punë, të merituar apo jo, për të qenë më të fokusuar në fjalët sesa veprimin. Viti i fundit ju ka parë të luftoni me intensitet me atë çështje, në një mënyrë, apo në një tjetër, dhe lajmi i mirë është që viti 2007 do të sjellë për ju besueshmëri të reja dhe do të lulëzojë reputacionin tuaj, në mënyrën që ju keni shpresuar. Mbështetja pas supeve që keni nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ndërsa roli juaj vital fillon të fitojë më shumë vëmendje, do të shihni shpërblimin të rritet në proporcion të drejtë. Mund të jetë koha e duhur për të filluar lirimin dhe rigjallërimin e marrëdhënieve tuaja jozyrtare në punë dhe do të keni nevojë më shumë për miq dhe admirues. Mund të ndodhë që një mik, apo vartës i juaji nuk po jep angazhimin e duhur. Këtë herë, ju keni plotësisht të drejtë dhe do t’ju duhet të zgjidhni çdo gjë, sipas mënyrës suaj.
Dashuria
Pikëpamja juaj romantike për muajt janar deri në mars është e mbuluar me re, me rreze dielli të shpërndara. Ju keni vazhduar përpara edhe me këtë kufizim. Fakti është që keni probleme t’i shpjegoni vetes çdo të thotë për ju një marrëdhënie dhe është shqetësuese. Paaftësia për të parashikuar se ku është drejtuar marrëdhënia juaj do t’ju dërgojë në mjegullën e dykuptimësisë. Mbrohuni kundër një kohe të stuhishme psikologjike dhe shërbejini vetes. Në pranverë është kohë që të ndieni një depërtim emocional. Ju do të zbuloni se si të fiksoni një marrëdhënie, apo si të silleni në një lidhje. Eshtë një koordinim perfekt, sepse në prill do të mund të shihni një miqësi të afërt në një dritë të re ngacmuese. 2007-a do të sjellë zhvillime të tjera të rëndësishme në anën tuaj romantike. Është viti më i mirë për të lënë pas krahëve stuhitë tuaja, sepse keni shumë mundësi diellore në horizontin përpara jush

GAFORRJA

Shëndeti
Në vitin 2007, rrallëherë do të ndodhë që të gjendeni në vështirësi. Përsa i përket shëndetit do të jeni shumë mirë dhe këtë do ta vënë re edhe të tjerë. Në fillim të vitit mos u tregoni grindavec. Për shkak të elementëve astrologjikë, që do të ndodhen në kuadratin e shenjës së suaj, gaforres, por që do të jenë në kundërshtim me ju, do të keni disa probleme të lehta me gjymtyrët. Duhet të merreni pak me sport për të përmirësuar rezistencën e gjymtyrëve, sidomos këmbëve. Mes majit e qershorit kini kujdes nga sforcime të ekzagjeruara të duarve, si në punë ashtu edhe në sport. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj mund të shkaktojnë probleme të vështira muskulature. Stinët e tjera pas verës, sidomos pjesa qendrore e vjeshtës, do t’ju shohin në një formë të mirë. Nga fundi i tetorit deri në fund të vitit 2007, në kohën që do të jeni të qetësuar do të keni një pamje, një fizik dhe një shëndet për t’u pasur zili.
Paratë
Pozicioni i mirë i Jupiterit në një drejtim me shenjën tuaj do t’ju bëjë më të sigurt karshi surprizave që keni pasur vitin e kaluar, të cilat ju kanë krijuar probleme financiare në më shumë se një herë. Duhet vetëm që të jeni të kujdesshëm e të mos shpenzoni shumë për të treguar superioritetin tuaj, siç mund të frymëzoheni e nxiteni nga Saturni. Momentet më të volitshme për të blerë diçka që do t’ju duhet apo, për të investuar paratë tuaja, do të jenë ato, që do të pasojnë menjëherë pushimet verore, kur Dielli, Mërkuri dhe Venusi do të gjenden në shtëpinë tuaj të parave. Më pak të goditura do të jenë zgjedhjet tuaja me afrimin e dimrit. Tregohuni të kujdesshëm përsa i përket portofolit, sepse Jupiteri do t’jua dobësojë intuitën që ju ka dhuruar deri në atë moment! Ndërprisni shpenzimet! Sa më shumë para të kurseni, aq më mirë do të jetë dhe do ta kuptoni në fund të vitit.
Karriera
Nëse keni qenë në një guaskë gjatë të gjithë vitit 2006, viti i ri do t’ju sjellë mundësinë (dhe detyrimin) të dilni nga kjo mburojë dhe të rifilloni me më intensitet. Muajt e parë të vitit do të jeni shumë i gjallë, pasi do ta gjeni veten të zhytur në një punë masive, përveç prirjeve tuaja të zakonshme, mund të bëheni edhe synimi i më shumë se një punonjësve të rinj. Përdorni atë ndjesi tuajën, për të cilën jeni i famshëm për të vlerësuar të gjitha premtimet dhe deklaratat, sepse në fund një prej këtyre lidhjeve do të ofrojë më shumë. Në mes të vjeshtës së ardhshme, do të kaloni në ndjesinë e nostalgjisë për situatën e punës, që keni pasur shumë kohë më parë, për të cilën thellë e dini se është e pazëvendësueshme. Aq sa të rëndësishme do të jenë marrëdhëniet e punës suaj, po aq do të jenë edhe paratë.
Dashuria
Nëse nuk është për gjë tjetër, fillimi i vitit të ri do të jetë për ju një periudhë vetëvlerësimi. Mos u çudisni nëse propozimet romantike shoqërojnë komplimentet e zemrës. Në departamentin e marrëdhënieve, situata mund të shkojë pikërisht aty ku jeni keni kërkuar gjithmonë, apo mund t’ju shuajë një farë entuziazmi të tepruar që keni përgjithmonë. Nëse jeni singëll, do të tërhiqeni nga dikush për të cilin nuk keni menduar kurrë në një perspektivë serioze. Personi tjetër mund të jetë me më shumë pasion sesa ju. Nëse nuk jeni të përgatitur për një marrëdhënie ekskluzive që do t’ju propozohet, atëherë respektoni vetë instinktin tuaj dhe mos i lejoni vetes të bindeni pa dashur. Një komunikim i ëmbël mund të zgjasë gjatë. Nëse jeni gati për t’u lidhur me një njeri special, breshëri lëvdatash dhe shenja materiale të tërheqjes e afrimitetit nga partneri juaj, nuk do të dëmtojnë këtë marrëdhënie

LUANI

Shëndeti
Pozicioni i vështirë i Jupiterit dhe prania e Saturnit në shenjën tuaj do të bëjë të dukshme se, viti 2007 do të niset me një formë jo shumë pozitive. Do të ndjeni që keni një sasi të vogël energjie në krahasim me atë të një vitit më parë. Por, në aspektin e jashtëm fizik do të keni përshtypjen se persona të seksit të kundërt do të vënë re se ju jeni i pranishëm në çdo vend që ndodheni dhe do dukeni shumë të bukur në sytë e tyre. Mos e përballoni këtë periudhë vetëm! Mbi të gjitha, muaji gusht do të jetë shumë pozitiv. Duhet të paraqiteni në formë në takimet që do t’ju krijohen në çdo fushë dhe për këtë do t’ju duhet të viheni në lëvizje për një formë më të mirë fizike! Gjithsesi, gjërat do të përmirësohen me kalimin e muajve. Në fund të vitit, Jupiteri do të arrijë mikun e tij, Shigjetarin, dhe në këtë kohë ju do të gjeni harmoninë fizike me veten dhe të tjerët!
Paratë
Këtë vit mundohuni të bëni zgjedhje më të zgjuara se ato të vitit të kaluar, për sa i përket shpenzimit të parave tuaja. Jupiteri formon një hendek të vështirë dhe nuk do ta keni aspak të qartë të kuptoni nëse është momenti i saktë për të shpenzuar paratë, apo për të investuar. Do të jetë e thjeshtë të zbuloni se cili do të jetë personi i saktë që mund t’ju japë këshilla! Nuk do të dini nëse mund t’u zini besë bankave. Në këtë pikë, mundohuni të flisni me sa më shumë njerëz të mundni dhe krijoni një ide tuajën se si t’i shfrytëzoni më mirë të ardhurat tuaja, apo kur dhe ku të mund të merrni një hua. Evitoni çdo lëvizje në fillim të shkurtit, kur Mërkuri apo Neptuni do të jenë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe do t’ju hutojnë në këtë drejtim. Periudhat më me fat do të jenë 15-ditëshi i parë i korrikut dhe sidomos dhjetori, kur Jupiteri do të jetë miku juaj dhe do t’ju dhurojë më shumë fat me paratë!
Karriera
Doni t’i hyni seriozisht punës këtë vit, në një mënyrë të re, dhe duhet të gjeni pafundësi mundësish për ta bërë këtë. Mund të ndodhë që ju të gjeni një punë të re e cila përputhet më së miri me idealet tuaja, apo të gjeni një mënyrë për të shkulur përgjegjësitë tuaja aktuale që të merrni më shumë kënaqësi personale nga çdo ditë e punës suaj. Në dy muajt e fundit të vitit çdo gjë do të ketë të bëjë me zotimet dhe kjo është një rrugë në dy drejtime. N.q.s jepni pak, do të merrni pak. Sa më shumë t’u tregoni shefave tuaj se jeni me ta për një rrugë të gjatë, aq më shumë liri veprimi do të keni. Eshtë plotësisht e mundur që ju ta ndjeni veten “jashtë” në punë gjatë vitit 2007. Nëse kjo ndodh, filloni të kërkoni diçka të re. Po të shpejtoni, do të keni më shumë mundësi sesa të rrini e të mendoheni gjatë.
Dashuria
Sezonet e vështira kalojnë pa dhënë asnjë shenjë të “fryteve” tuaja. Nëse keni pritur vit pas viti deri në këtë lidhje romantike, për të cilën keni lexuar vetëm nëpër libra, durimi juaj është gati të shlyhet. Kur bëhet fjalë për partnerë romantikë, keni pasur kohë mjaftueshëm që të zbuloni atë që doni. Në vitin 2007, do të jeni të aftë për të bërë dallime ndërmjet një “molle” të keqe dhe një të mirë. Nëse e keni fiksuar se cili do të jetë apo si do të jetë personi për të cilin ju mendoni se do të kaloni një kohë të gjatë të lidhur se bashku, ky do të jetë viti për të eksploruar motivimet tuaja të qëndrueshme dhe bazat e kohëzgjatjes së pasionit tuaj. Paralelizmi ndërmjet jush dhe partnerit tuaj do të bëhet me lehtësi dhe ndryshimet plotësuese ndërmjet jush do të jenë shumë të dukshme. Ju mund të mendoni se gjetja e bazave racionale për një lidhje mistike do të vrasë romancën

VIRGJERESHA

Shëndeti
Me përjashtim të muajit të fundit të vitit, 2007-a do të ketë rezervuar një lloj qetësie përsa i përket formës suaj fizike, të jashtme dhe të brendshme. Ndjeheni mirë me veten dhe jeni gati për të përballuar sfida të reja. Ky është një element i dukshëm edhe për njerëzit që ju rrethojnë. Këtë verë mund të jetë një ide e mirë që të mos niseni shumë herët për pushime. Venusi në shenjën e Binjakëve mund të rrezikojë pozicionin tuaj fizik gjatë sporteve verore. Mund t’ju ndodhë ndonjë e papritur jo e këndshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe afër sezonit të pushimeve dimërore. Venusi, Marsi dhe Jupiteri në kuadratin e shenjës suaj mund të shkaktojnë vështirësi të natyrës fizike, por këto do të jenë inferiore. Mos rrezikoni më së koti! Pjesa tjetër e vitit do t’ju gjejë dhe do t’ju mbajë në një formë të mirë fizike, pa problemin më të vogël.
Paratë
????????????Me përjashtim të muajit të fundit të vitit, 2007-a do të ketë rezervuar një lloj qetësie përsa i përket formës suaj fizike, të jashtme dhe të brendshme. Ndjeheni mirë me veten dhe jeni gati për të përballuar sfida të reja. Ky është një element i dukshëm edhe për njerëzit që ju rrethojnë. Këtë verë mund të jetë një ide e mirë që të mos niseni shumë herët për pushime. Venusi në shenjën e Binjakëve mund të rrezikojë pozicionin tuaj fizik gjatë sporteve verore. Mund t’ju ndodhë ndonjë e papritur jo e këndshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe afër sezonit të pushimeve dimërore. Venusi, Marsi dhe Jupiteri në kuadratin e shenjës suaj mund të shkaktojnë vështirësi të natyrës fizike, por këto do të jenë inferiore. Mos rrezikoni më së koti! Pjesa tjetër e vitit do t’ju gjejë dhe do t’ju mbajë në një formë të mirë fizike, pa problemin më të vogël.
Karriera
Fillojeni këtë vit duke menduar për mundësi të reja, duhet ta lini të kaluarën pas siç nuk e keni bërë kurrë më parë. Në të njëjtën kohë mbani kontakt me referenca të vjetra, për të parë si mund t’i shfrytëzoni ato për të ecur përpara. Mund të ricikloni një kujtim të dashur në një kapitull të ri të jetës suaj. Do të jetë më mirë që të kujdeseni për anën profesionale më mirë nga shkurti. Ndryshime të mëdha, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë pozitive, do të dalin në rrugën tuaj ndërmjet pjesëve kryesore të vitit. Eklipsi hënor në mes të marsit do të ketë një efekt të thellë në marrëdhëniet më punëdhënësin tuaj. Është koha më e mirë për të filluar projekte të reja, përfshirë këtu edhe një punë të re, nëse ju jeni gati. Gjërat do të lëvizin me shpejtësi përpara deri në vjeshtë, kur të filloni të shikoni shpërblimet e punës suaj.
Dashuria
Ky është viti i përshtatshëm për të arritur, pa asnjë lloj kufiri që ju ka mbajtur të tërhequr deri tani, krijimin e lidhjeve të reja që do t’i realizoni mjaft i kënaqur. Në fillim të 2007-s mendoni me kujdes për pjesët apo anët e jetës suaj që janë shumë të pranueshme për familjen ose miqtë tuaj dhe pjesët që ju i keni mbajtur të fshehura për ndonjë arsye që mund ta dini vetëm ju. Një sekret që po ju vret përbrenda do të dalë jashtë me energjinë që do të keni në mes të janarit, çka do t’ju shtyjë për lidhje të reja. Në mes të këtij muaji, një ish-i dashuri juaj do të tentojë të kontaktojë me ju për t’u kthyer sërish bashkë. Nëse ju jeni në një marrëdhënie tashmë, mos e anashkaloni mundësinë e vlefshme sepse ish-in tuaj mund ta keni mik. Sapo të hidhni pas të kaluarën tuaj, do të ketë zhvillime të reja. Në muajin mars do të përballeni me “fytyra” të reja të dashurisë. Mos u frikësoni nga kjo, pasi surprizat do të jenë vetëm të mira.

PESHORJA

Shëndeti
Prania e Uranit në sferën tuaj të shëndetit mund ta kthejë 2007-n një vit në të cilin do të keni përshtypjen se kushtet tuaja psikofizike nuk do të jenë shumë të qëndrueshme, dhe se mund të sëmureni nga një moment në tjetrin. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një përshtypje krejt të gabuar. Këtë vit do të jeni në një formë të shkëlqyer dhe më pak optimizëm mund t’ia transmetoni këtë ndjesi mirëqenieje edhe personave të tjerë, që do ta shohin pamjen e mirë fizike që keni. Mbulohuni mirë që ta ruani veten nga ndonjë i ftohtë i bezdisshëm, jo vetëm në fillim të vitit, por edhe në prill, kur Venusi do të jetë i pranishëm në shenjën e Peshqve. Në pjesën qendrore të verës duhet të kujdeseni me më kujdes për pamjen tuaj të jashtme. Në vjeshtë do të jeni më të bindur për sasinë e energjisë që zotëroni dhe gjendja fizike do të jetë për t’u pasur zili!
Paratë
Ky vit do të veçohej si shumë me fat në sferën financiare. Jupiteri do të jetë i pranishëm në “shtëpinë” e financave tuaja deri në nëntor. Viti 2007 do të jetë një vit ideal për të kryer ato lëvizje financiare që në vitet e mëparshme ju kanë trembur. Nëse në vitin 2006 kishit dëshirë dhe ide për të kryer investime të rëndësishme dhe nuk ia keni arritur qëllimit, kjo do të ndodhë tani. Mund të keni edhe prurje të papritura, që do ta përmirësojnë në një mënyrë fort të dukshme humorin tuaj. Periudhat më me fat për ju, ku do të ndjehet ndikimi pozitiv i yjeve, do të jenë fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit. Kush ka ndonjë ide sipërmarrjeje, qoftë edhe të vogël, duhet të veprojë pikërisht në ato javë. Çështjet financiare do të kërkojnë një kujdes të detajuar gjatë këtij viti.
Karriera
Vendi i punës do të jetë energjik, me procedura të reja dhe mbase do të ketë edhe një riorganizim gjatë dy muajve të parë të vitit. Kjo do t’ju pëlqejë sepse ju jeni shumë i prirur për të bërë marrëveshje dhe dialog. Diçka e çuditshme mund të ndodhë mes jush dhe një shefit tuaj, sidomos rreth mesit të marsit, dhe mund ta gjeni veten duke kryer një rol tërësisht ndryshe në organizatë. Në pranverë prisni to merrni një ofertë angazhimi apo të bëheni pjesë e një organizate me shumë degë. Rutina e aventurave do të fillojë të bëhet pjesë e juaja shumë shpejt. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë, ju do të dilni në krye dhe do të shihni se kishit të drejtë: sekreti ishte i pajustifikuar. Është një vit i mirë për të avancuar në karrierë dhe kini gjithmonë parasysh qëllimet personale, edhe pse miqtë tuaj do t’ju ndihmojnë.
Dashuria
Hapa të vegjël drejt ngjarjeve “dekoruese” argëtuese apo pak të pazakonta do ta bëjnë shtëpinë tuaj një vend mrekullie dhe të qeshure për të gjithë ata që do ta vizitojnë. Ky aspekt i mrekullueshëm familjar në jetën tuaj do të harmonizohet nga gjallërimi i një flirti. Dëshira juaj dhe e partnerit në këtë flirt do të bëjë që çdo gjë të lëvizë në mënyrë harmonike. Me shikime dhe prekje ju do të arrini të përjetoni dhe kuptoni romancat që përshkruhen në novela. Janari dhe marsi do t’ju ofrojnë mundësi për aventura. Dikush mund t’i lërë gjërat në dorën tuaj për t’i dhënë një zgjidhje. Për fat të mirë, ndjesia juaj e drejtësisë romantike do t’ju shërbejë më së miri dhe do të konsideroheni një model që mund t’i përjashtojë të tjerët nga telashet dhe t’i kthejë në mënyrën e arsyetimit të drejtë. Asgjë nuk do ta pengojë rrugën e dashurisë këtë vit

AKREPI

Shëndeti
Nëse arrini të evitoni sforcime të tepërta, qoftë në punë apo në aktivitete sportive që do t’ju duhet të ndërmerrni, viti 2007 do të jetë një vit ku do t’ju shoqërojë një formë e mirë fizike. Kjo do të bjerë në sy edhe nga mënyra se si do të lëvizni dhe do të shfaqni aspektin tuaj intrigues. Jupiteri do të gjendet në shenjën tuaj deri në dhjetor dhe Urani do t’ju buzëqeshë nga shenja e Peshqve gjatë gjithë vitit. Duhet të kini kujdes në muajin shkurt. Mund të dëmtoheni e të vuani për incidente të kota e të papritura. Kujdes të veçantë duhet të ushtroni edhe në stinën e verës, në të cilën yjet, që do të ndodhen në shenjën e Luanit, mund t’ju japin besimin se jeni në gjendje të përballoni sforcime të tepruara. Maksimumi i formës suaj do të arrihet në nëntor, kohë kur të gjitha yjet do t’ju buzëqeshin, duke e bërë edhe pamjen tuaj të jashtme më të pëlqyeshme.
Paratë
Jupiteri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj deri në fund të muajit nëntor. Kjo do të ndihet më tepër në anën financiare. Viti 2007 do të duket që në fillim, që është i jashtëzakonshëm për ekonominë tuaj. Idetë dhe projektet tuaja do të jenë origjinale dhe do të dini si t’i shfaqni tek të tjerët dhe si t’i vini në jetë. Në pjesën e parë të vitit është më mirë që të filloni të mendoni se si të investoni të ardhurat tuaja dhe jo si t’i shpenzoni apo t’i keqpërdorni ato. Me kalimin e muajve idetë do të qartësohen dhe do të arrini të tregoheni të aftë për të bërë lëvizje, që do të kenë shpërblime pozitive. Këto shpërblime do t’ju vlejnë për vite me radhë. Kujdes në këtë fushë! Duhet ta tregoni në muajin qershor, sepse është koha ku mund të nxiteni për prishje të parave në mënyrë të papritur.
Karriera
Do të rrethoheni gjatë Vitit të Ri nga një atmosferë serioze, ku do të ndjeheni më të bindur se çdo herë tjetër për punën dhe karrierën tuaj. Do të merrni një vrull energjie, që do t’ju surprizojë me intensitetin e tij. Megjithatë, kjo do t’ju trillojë. Fuqitë e bindjes suaj do të zmadhohen në mënyrë të ndjeshme dhe do ta gjeni veten duke mësuar se në çfarë drejtimi janë rezultatet më interesante. Çdokush me të cilin do të përballeni në punë do të dëgjojë atë që ju doni të dëgjojnë, dhe kjo nuk do të jetë fare e vështirë për ju. Në mars është një periudhë e mirë për të kërkuar investime apo për të mbledhur anëtarë të bordit, nëse ju e doni këtë. Është edhe periudhë e mirë për pavarësi, nëse jeni përpjekur për një drejtim të ri. Për financat nuk do të jeni të interesuar. Vizioni juaj për karrierën do ta bëjë 2007-n akoma më të mirë se vitet e tjera.
Dashuria
Viti i kaluar (2005-a) ka qenë i bukur dhe ju ka stimuluar. Edhe viti 2006 do t’ju dhurojë momente akoma më të bukura dhe pasionante. Do të zbuloni se hyrja drejt lumturisë dhe dashurisë do të tërheqë akoma më shumë ngjarje dhe rrethana të këndshme. Do të jeni të aftë të kapërceni të gjitha vështirësitë, edhe nëse ato ju kanë mundur në të kaluarën. Do të zbuloni se logjika juaj do t’i bindë njerëzit që t’ju ngarkojnë me përgjegjësi. Do të ndiheni sikur po ecni nëpër lëndina të mbushura me admirues, që do t’ju pajisin me ndjenja të pasura besimi dhe feminiliteti. Por, duhet të keni kujdes. E gjitha kjo fuqi mund të shpërdorohet. Një flirt i rastësishëm mund të kthehet në një histori të nxehtë. Mjafton t’i besoni aftësisë suaj për shndërrimin e eksperiencave në aventura të paharrueshme dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë.

SHIGJETARI

Shëndeti

Në 2007-n gjithçka do të shkojë shumë mirë nga ana e shëndetit. Një harmoni shumë të mirë në organizmin tuaj do të mund të balancojë edhe vendosja favorizuese e planeteve. Kini kujdes në muajin maj dhe korrik nga një neglizhim në pamje të parë i parëndësishëm. Gjërat mund t’ju dalin jashtë kontrollit. Kujdesuni për veten dhe shëndetin tuaj, duke filluar që nga gjërat me të cilat do të ushqeheni gjer tek shëtitjet më këmbë, të cilat sigurisht do t’ju bëjnë mirë. Mos u bëni merak për çdo tështitje, kjo mund të shkaktojë një presion shumë të madh dhe një rritje të pakontrollueshme të stresit.
Paratë
Ky ka qenë një vit i vështirë për ju e megjithatë yjet janë të predispozuara t’ju faforizojnë nga gjendja financiare, mjafton që të tregoheni të kujdesëshëm me shpenzimet që do të bëni. Nuk është një vit i mbarë për t’iu futur kredive apo borxheve të mëdha. Mundohuni të kaloni me ato që keni
Dashuria
Përsa i përket jetës suaj sentimentale, ky vit do të paraqitet si një vit në të cilin duhet të bëni se s’bën disa zgjedhje. Saturni në shenjën tuaj ju paralajmëron gjëra tronditëse.
Shumë nga këto gjëra mund të vijnë nga brenda jush, sidomos të lindurit e javës së parë të muajit dhjetor. Mundohuni të kuptoni çfarë dëshironi në të vërtetë, para se të viheni para një aventure të re apo të nisni një tjetër që nuk ju bind absolutisht. Nëse jeni të impenjuar, në muajin mars dhe prill duhet të bëni kujdes që të mos dukeni shumë të hutuar nga persona të seksit të kundërt, pavarësisht paraqitjes së tyre shumë tërheqëse. Pas një nisjeje të shkëlqyer të stinës së verës, mund të dukeni shumë kërkues ndaj gjysmës tuaj. Pra, do duhet të vendosni çfarë dëshironi në të vërtetë, sepse në fund të vitit planetet do t’i keni në favor dhe duhet t’i shfrytëzoni të gjitha mundësitë!

BRIJCJAPI

Shëndeti
Këtë vit aspekti fizik do të jetë për t’u pasur zili. Kujdesi për veten do t’ju lindë në mënyrë të natyrshme, nëpërmjet një ushqimi të ekuilibruar dhe lëvizjes së përditshme fizike. Këto argumente do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë me veten dhe të tjerët do të kenë përshtypjen se “po plasni” nga shëndeti. Në javët e para të vitit 2007 do të jeni në një formë të shkëlqyer. Një formë e tillë do të jetë shoqëruese gjatë 12 muajve të vitit, me përjashtim të fillimit dhe mesit të stinës së verës. Në atë periudhë në fakt, nuk do të jeni të kujdesshëm për mënyrën dhe sasinë e ushqimit. Nuk do të jeni në gjendje që të bini nga pesha, diçka që është e zakonshme dhe imponuese në stinën e verës dhe kjo do të ndodhë për shkak të pranisë së shenjave astrologjike të kundërta në kuadratin e shenjës suaj. Do të keni probleme me tretjen dhe stomakun.
Paratë
Pozicioni i mirë i planetit Jupiter, gjë e cila do t’ju shoqërojë pothuajse gjatë të gjithë vitit, do të bëjë të mundur që të jeni të aftë për të mbajtur një stabilitet ekonomik më të madh në krahasim me menaxhimin që u keni bërë parave tuaja gjatë pjesës më të madhe të vitit 2006. Do të jenë afër jush nga janari në shkurt Dielli e Mërkuri, të cilët duke qenë të pranishëm në sektorin tuaj financiar, do t’ju mundësojnë të vini në praktikë ndonjë ide inteligjente për të investuar, apo për të shpenzuar, rezultatet e të cilave do t’ju duken shumë të kënaqshme për të gjithë muajt që do të ndjekin këtë periudhë. Kini kujdes të mos u besoni disa personave të gabuar gjatë fundit të vitit. Jupiteri në këtë kohë do të gjendet në grupin e armiqve tuaj sekretë dhe mund t’ju japë këshilla në sektorin financiar, që nuk do të jenë për të mirën tuaj.
Karriera
Viti 2006 është i mrekullueshëm për të publikuar veten tuaj, edhe nëse thjesht do të vazhdoni punën e zakonshme, duke ndërtuar pak nga pak, ditë pas dite, biznesin apo karrierën tuaj. Mundohuni të mësoni leksionin që do t’ju dërgojnë yjet në mars: se çdokush, në çfarëdo niveli, mund të përfitojë gjëra të mira nga pak ekspozim në publik. Horizonti i karrierës suaj do të zgjerohet më shpejtësi dhe në një mënyrë të dukshme nëse vazhdoni të ndiqni këtë këshillë, dhe shokët e grupit tuaj do të përfitojnë nga lidhja që keni. Mos u mundoni për të krijuar reklama, ato do të krijohen vetë rreth jush. Keni një reputacion të mirë për punën që bëni, sepse jeni brenda rregullave. Në fund të vitit, ju do të jeni të aftë për të “rrëshqitur” pak nga puna dhe për të shijuar gjërat që ju interesojnë më shumë.
Dashuria
Edhe nëse nuk jeni në qendër të vëmendjes, njerëzit që ju njohin do t’ju vlerësojnë në një pozicion të tillë. Këtë vit, ky respekt nuk do të kufizohet vetëm me shoqërinë, por kudo. Ndershmëria mund t’ju bëjë që të tërhiqeni nga ana romantike. Mundësitë romantike po lulëzojnë në çdo vend e kohë gjatë këtij viti. Mos u surprizoni nëse takoni një njeri premtues për të ardhmen në fillim të 2007-s. Do të jeni shumë magnetik gjatë muajve janar dhe shkurt. Nëse nuk mund të parashikoni se cila do të jetë gjëja tjetër që do të thotë ky njeri, do të jeni i mahnitur nga ai për një kohë të gjatë. Ajo që është më e mira, këndvështrimet e tyre do të kenë një efekt delikat, por të dukshëm mbi ju. Nuk jeni njeriu i mërzitshëm dhe xheloz siç thuhet për ju. Ky vit do të jetë plot zbulime dhe surpriza të reja.

UJORI

Shëndeti
Pozicioni i vështirë i Jupiterit dhe Saturnit nuk ju furnizon me ndihmë të mjaftueshme për t’ju bërë të ndjeheni në një formë shumë të mirë fizike për këtë vit. Kjo nuk duhet t’ju dakurajojë, duhet të reagoni ndaj kësaj gjendjeje. Kini kujdes nga një ndjesi kapriçoziteti që do t’ju shoqërojë gjatë fillimi të vitit, e gjitha është një nxitje që vjen nga disharmonia e planetit Mars. Duhet të kujdeseni për veten, sepse mund të përballeni me skuqje dhe gërvishtje të fytit që do t’ju shoqërojnë për një kohë të gjatë. Nëse nuk luftoni vetë për formën tuaj fizike, në gusht, ku do të keni shenjat astrologjike në pozicion të kundërt me ju, nuk do t’i pëlqeni të tjerëve dhe për më tepër, as vetes suaj! Në muajin nëntor mund të keni ndonjë problem intim, që do të zhduket në dhjetor, kur yjet në shenjën e Shigjetarit do t’ju japin gjallërinë që ju duhet!
Paraja
Jupiteri, planeti që ndodhet në kuadratin e shenjës suaj për shkak të transitit të tij nga Akrepi, nuk i privon për këtë vit, të paktën deri në muajin nëntor, në fund të vjeshtës, lëkundjet e mëdha të çështjes financiare. Në fillim të këtij viti mund të akuzoheni për shpërdorim nga disa të afërm apo familjarë tuajët, por edhe nga njeriu i zemrës. Kjo do të ndodhë për shkak të planetit Mars në shenjën zodiakale të Demit. Në pranverë më në fund do të ndieni se në këtë sektor po merrni frymë lirisht, por nga qershori deri në fund të shtatorit, do të keni ndjesinë që po ju kërkohet nga të gjithë njerëzit që ju rrethojnë më shumë sesa ju mund të ofroni. Për fat të mirë, muaji dhjetor do të jetë më i qetë. Jupiteri do të jetë në përputhje me shenjën tuaj. Gjendja ekonomike do të jetë më e qetë. Do të keni mundësi edhe për dhurata të mira për Vitin e Ri.
Karriera
Çfarë ka ndodhur me gjeninë eksentrik, personi që nuk ishte i qetë si çdokush tjetër? Keni përhapur atë imazh të qetësisë dhe do të shokoni miqtë tuaj duke kombinur kreativitetin tuaj që fluturon lartë me një kthim në tokë që po gëlltit projekte dhe nxjerr rezultate. Ky sens i ri strukture dhe disipline që keni gjetur do t’ju shoqërojë gjatë vitit 2007 dhe do t’jua bëjë jetën më të qetë se sa jeni mësuar zakonisht. Fillimi i mbarë në stinën e pranverës. Stili juaj i vjetër do të vazhdojë të përhapet dhe më pas ju do të surprizoni edhe veten, duke marrë vendime të shpejta impulsiviteti. Përdorni fuqinë e trurit për të gjetur sistemet që do të frenojnë shpenzimet tuaja. Pjesa e parë e vitit është një periudhë e mirë për të bërë planifikime; prisni nevojën e burimeve ekstra në mars dhe në fund të shtatorit se do të lindin papritur shpenzime relativisht të mëdha.
Dashuria
Në vitin e kaluar keni mësuar të disiplinoni veten dhe ta shikoni realitetin ashtu siç është. Keni siguruar një praktikë të përsosur që do t’ju lejojë të manipuloni realitetin e perceptimet tuaja dhe të shkoni drejt rezultatit të dëshiruar. Dhe do të shikoni se kjo anë e jetës ka joshje të ndryshme. Nëse dikush ka kërkuar një flirt me ju dhe ju nuk jeni i interesuar, ju mund t’i kërkoni të largohet. Apo jeni mërzitur nga një sjellje e çuditshme e një të dashuri tuaj dhe do të jepni një ultimatum. Ky vrull mund të bëjë që të jeni befasues, sidomos në atë që kanë interes romantik për ju. Dikush nga e kaluara do të rihyjë në jetën tuaj në korrik. Shikoni thellë në veten tuaj nëse keni interes për të ringjallur këtë lidhje. Merrni admirimin e tyre si komliment. Ka shumë kënaqësi në jetën tuaj si singëll dhe pavarësia juaj e ëmbël do t’ju shëtisë tejetej.

PESHQIT

Shëndeti
Do të ketë momente gjatë këtij viti, në të cilat do të ndjeheni shumë në formë. Këto momente do të jenë të përqendruara në pjesën fillestare të vitit 2007. Ndërsa gjatë muajve të fundit, përkundrazi, do të përjetoni një ndjesi lodhjeje, e cila, nëse nuk kujdeseni në mënyrë specifike të kujdesur, do të shpërfaqet edhe në aspektin e jashtëm fizik, i cili do të ketë një pamje të lodhur dhe pa gjallëri. Deri në shtator do të ndjeheni në një formë të shkëlqyer. Gjatë verës do të jeni të pajisur me një look shumë të veçantë dhe tërheqës, falë ushqimit të shëndetshëm dhe faktit që më në fund e keni detyruar veten që të lëvizni sa duhet për të mbajtur formën fizike. Pas verës, të moshuarit, duhet të kenë kujdes në vështirësitë që do të krijohen nga dhimbjet e kyçeve, sidomos të duarve e këmbëve me mbërritjen e fillimin e vitit.
Paraja
Figura qiellore e formuar nga Jupiteri në shenjën tuaj e bën vitin 2007 apo të paktën pjesën më të madhe të tij, në mënyrë të veçantë me shumë fat, përsa i përket sferën suaj financiare. Intuita me të cilën jeni të pajisur, kur bëhet fjalë për shpenzime apo investime, do të jetë për t’u pasur zili dhe kjo do të bjerë në sy. Fati do të bëjë që të arrini të merrni edhe një shumë të ppritur parash që do t’ju vijë nga një i afërm me të cilin as nuk ju kishte shkuar në mendje se do të kishit konfidenca të tilla deri në këtë pikë. Kush ka ide të veçanta për t’i vënë në praktikë duhet të përfitojë nga pjes e dytë e prillit, kur Mërkuri do të jetë i lumtur në shtëpinë e parave tuaja. Kujdes të veçantë duhet të bëni me shpenzimet e dimrit!
Karriera
Serioziteti, një nga proceset tuaja më të forta, do të luajë një rol kyç në detyrimet tuaja të punës ndërsa viti 2007 do të fillojë. Një klient i veçantë do të ketë nevojë për ju më shumë se zakonisht dhe do t’ju duhet të punoni shumë për t’i kryer kërkesat e tij. Kur doni, mund të arrini një shkallë më të lartë të premtimeve tuaja në vlerësim prej tyre, sepse ata do ta dinë sa e vështirë ka qenë puna juaj për të realizuar atë kërkesë në llogari të tyre. Ndërsa fillon të hyjë pranvera, ulje-ngritjet e organizimit tuaj do të vënë re më shumë suksesin tuaj dhe do të fillojnë kujdesin kundrejt një përgjegjësie më të madhe, por edhe rezultati që do të presin nga ju do të rritet. Bëhuni elastik dhe krijoni më shumë afërsi me një pjesë të mirë të miqve tuaj dhe ju do të takoni apo tejkalojnë karrierën tuaj historike gjatë të gjithë vitit. Gjërat mund të ndryshojnë për mirë në gusht.
Dashuria
Kupidi do t’ju vlerësojë për këtë vit për sjelljen e mirë, i keni kryer të gjitha detyrimet e punës me një angazhim të vështirë. Universi mund t’ju japë mundësi për argëtim gjatë të gjithë vitit duke ju bërë të qeshur dhe plot histori të bukura që do të intrigonin këdo. Nëse jeni i vetëm në mes të verës do t’ju organizohen takime nga njerëz të cilët ju i besoni dhe këto mund të kthehen në një marrëdhënie të lumtur. Miqtë që doni do t’ju marrin kohën e lirë për ta bërë atë më të dëshirueshme. Nëse jeni në një marrëdhënie, radari juaj do të filojë të perceptojë ndryshime interesante ndërmjet jush. Nga fundi i vitit, nëse i keni përvetësuar ato ndryshime, mund të zbuloni se një marrëdhënie e mirë mund të kthehet në një lidhje vërtet të mrekullueshme